Ahmataj: Aleksi po zëvendëson Ramadanin, ja ku gabova kundër Tiranës

Trajner i Luftëtarit Julian Ahmataj ka folur para mikrofonit të “RTSH Sport”, në lidhje me takimin e fundjavës së shkuar  ndaj Tiranës. Numri një pankinës gjirokastrite preku dhe çështjen e zhvendosjes së mesfushorit Albano Aleksi në një pozicion më afër mbrojtjes.

POZICIONIMI I ALEKSIT – “Aleksi ka shumë ndeshje që luan në atë pozicion (mesfushor para mbrojtjes), që pas dëmtimit të Ramadanit. Ka qenë ekuilibrus i skuadrës sonë, na ndihmon si në fazën mbrojtëse, por edhe atë sulmuese. Të them të drejtën na ka munguar disi ajo çfarë Aleksi  i jep skuadrës në fazën sulmuese”.

BARAZIMI NDAJ TIRANËS – “Në fillim kërkova më shumë se ç’duhet, por ma kishte imponuar skuadra me ndeshjet që kishte kryer më përpara. Prej kësaj mu krijua përshtypja se skuadra do të ishte më kreative në sulm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *