Aguero nuk ka dyshime: Vetëm një e meriton “Topin e Artë”!

“Mendoj se dikush që do të fitojë Ligën e Kampioneve duhet ta fitojë Topin e Artë”, është deklarata që së fundmi ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare dhe që ka sjellë edhe reagimin e Serxho Agueros. Fjalët e mësipërme thuhej se ishin të sulmuesit argjentinas të Sitit, i cili ka menduar të sqarojë gjithçka.

“Nuk më pëlqen të flas dhe të bëj shumë sqarime, por kur më atribuohen fjalë që kurrë nuk i kam thënë, më duhet ta bëj diçka të tillë”, shkruan Aguero në llogarinë e tij në “Tëitter” dhe thekson se në fund ai që e meriton “Topin e Artë” është Lionel Mesi.

“Të jem i qartë, dhe gjithmonë përgjigja ka qenë e njëjtë, për sa kohë Mesi vazhdon të luajë dhe veçanërisht me mënyrën se si po paraqitet këtë sezon, ai meriton të fitojë Topin e Artë”, shkruhet në qëndrimin e Agueros, i cili u shpall kampion në Angli me Sitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *