Aguero mbush 100 gola, Guardiola 17 fitore rresht

Mançester Siti është kthyer në një makinë pa frena, sepse nuk e ndal dot askush në Angli. Sot skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk u sforcua fare dhe u duk se nuk ishte në humor për të vrapuar shumë, por gjithsesi ishte aq superior, saqë shpartalloi 4-0 Bornemuthin.

Është fitorja e 17-të rresht për Sitin, që thellon ecurinë rekord, ndërsa deri më 2 janar do të ndeshet me Njukasllin, Kristal Palasin dhe Uotfordin, ndaj shanset për 20 fitore rresht janë të mëdha. Guardiola u ndal te 19 fitore rresht në Bundesligë kur drejtonte Bajernin dhe tashmë të gjithë janë kuriozë a do të mundë të thyejë rekordin e vet.

Personazhi i pasdites ishte Sergio Aguero, autor i golit që hapi ndeshjen në minutën e 27-të dhe i golit të tretë në minutën e 79-të, që ishte edhe goli numër 100 për sulmuesin argjentinas.

Stërling e Danilo shënuan gjithashtu në pjesën e dytë, ndërsa tifozët këndonin “Ne kemi Guardiolën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *