Aguero flet për talentin e blerë nga Interi: Është lojtar fantastik!

0

Lautaro Martinez së shpejti do të zbarkojë në Europë, e pret Interi, që ka bindur lojtarin dhe Rasing Klub për një shifër modeste për futbollin aktual, rreth 25 milionë euro. Tani Martinez është i grumbulluar me Kombëtaren argjentinase dhe duhet kujtuar që jashtë kombëtares kanë mbetur emra të rëndësishëm, si Ikardi, kapiteni i Interit.

Në kombëtare Lautaro Martinez ka gjetur edhe Sergio Agueron, i cili ka folur për talentin e 2-1 vjeçar: “Vëllai im Gaston ka luajtur me të dhe me ka folur për Lautaron. Është një futbollist i jashtëzakonshëm, më duket qesharake qe ai luan ende te Rasingu. Shpresojmë që për të të jetë vetëm fillimi në Kombëtare, sepse është i ri dhe ka të ardhme fantastike. Megjithatë, do ta kuptojë që nuk është e lehtë të jesh në Kombëtare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here