Agresori i Gjokës: Asnjë paramendim, acarim i momentit

Sulmi ndaj Ernest Gjokës javën e shkuar bëri bujë dhe po ashtu bëri bujë edhe arrestimi i autorit. Ishte Nehat Fojleta, djalosh 19-vjeçar, që nuk kishte lidhje me Vllazninë dhe as që njihet me Gjokën, ndaj është e qartë që konflikti personal përjashtohej. Megjithatë, Fojleta në polici deklaroi se sherri erdhi për një acarim momenti dhe nuk ka lidhje me palë te treta, ndryshe nga sa mendohet. Fojleta ka mohuar çdo lidhje me persona te tjerë dhe pretendon se u grind me Gjokën pas stërvitjes.

“Unë isha duke parë stërvitjen sepse jam tifoz i çmendur i Vllaznisë. Duke dalë nga fusha stërvitore pashë trajnerin që po bëhej gati të largohej. Aty i thashë se po na e fundos Vllazninë duke patur parasysh rezultatet jo të mira dhe pozicionin kritik të ekipit. Trajneri Gjoka m’u kthye duke më thyer. Ai më tha ‘mos na e qaj k*in me këtë muhabet’.

“Nuk e përballova këtë fyerje dhe pastaj e godita dhe u përleshëm aty. Gjithçka ishte rastësore dhe ndodhi në mënyrë spontane. Nuk është e vërtetë se jam paguar nga dikush tjetër. Unë nuk kam patur thikë me vete, por vetëm e godita sepse u ndjeva i fyer rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *