Agostineli “ndërron” profesion, analizon talentet e Italisë

Kampionati europian i të rinjve ka tërhequr shumë vëmendje, duke parë cilësinëe futbollit që po tregohet. Italia, ndryshe nga vende si Spanja dhe Franca, ka dërguar të gjithë yjet e saj për të luftuar për këtë kompeticion. Megjithatë, nuk kanë arritur të japin shkëlqimin e duhur dhe janë në rrezik për të kaluar grupin.
Ata ndodhen në Grupin A dhe duhet të mundin konkurencën e skuadrave si Spanja, Belgjika dhe Italia. Andrea Agostineli, pas largimit nga Skënderbeu në vitin 2016, ka marrë rolin e analistit dhe ka komentuar situatën e vështirë të yjeve të vegjël axurrë. Ai shprehet se njerëzit nuk duhet të nxitohen kaq shumë për të gjykuar lojtarë aq të rinj dhe duhet t’i largojnë sa më shumë nga presioni.

“Duhet të fitojmë ndeshjen e mbetur dhe të shpresojmë të dalim të parët në grup. Nëse nuk e arrijmë këtë jemi të eliminuar, pasi vendin e dytë më të mirë e merr Franca ose Rumania. Kieza po tregon nivel mbi mesataren dhe po përmirësohet ende. Ken nuk shkëlqeu. Gjithsesi, janë lojtarë të rinj dhe kanë një shpërthim shumë të parakohshëm.”

”Kujtojmë Zaniolon. Ai është talent i madh, por është nën presion. Nuk duhet të cilësojmë dikë si fenomen pas tre ndeshjeve dhe të ndryshojmë mendje pas tre të tjerave. Një vëmendje më e vogël kundrejt tyre do të ishte e nevojshme”, u shpreh ish-trajneri i Skënderbeut dhe Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *