Agon Gashi shpallet Boksieri më i mirë i turneut “Pavarësia 2015”

0

Boksieri shqiptar i ardhur nga Gjermania triumfoi në aktivitetin e organizuar në Prishtinë nga Federata e Boksit e Kosovës

 

Florian Behlula

 

Boksieri shqiptar nga Gjermania, Agon Gashi, u shpall “Boksieri më i mirë” i Turneut “Pavarësia”, i cili u zhvillua dje në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ky aktivitet u organizua nga Federata e Boksit e Kosovës për nder të 7-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Ky është edicioni i shtatë i këtij turneu, ku morën pjesë boksierë nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Përveç boksierit më të mirë u dhanë dhe çmime të tjera. Kështu, boksieri më teknik u cilësua Xhuljo Vrenozi, ndërsa çifti më luftarak u zgjodh Almir Nurisovi (Maqedoni) – Edmond Zefim (Kosovë). Gjithashtu boksieri më i mirë vendës (kosovar) u vlerësua Fisnik Muharremi. Drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës pretendojnë se të ardhmen turneu do të jetë edhe më i fortë.

Zëdhënësi i Federatës, Latif Demolli, tha se ishte turne i mirë dhe që meriton edhe notë të lartë. Gjithashtu u dhanë disa çmime për peshat përkatëse. Në kategorinë 69kg, Agon Gashi i ardhur nga Gjermania dhe që u shpall Boksieri më i mirë i turneut, mundi në finale Albi Sorrën 3-0. Çifti kosovar Shajkovci-Sejdiu ishte finalist në peshën 75 kg dhe dueli u fitua nga Egzon Shajkovc pastër 3-0. Për peshën 60kg, Edmond Zefi fitoi 3-0 me boksierin nga Maqedonia Almir Nurisov. Xhuljo Vrenozi e pati të lehtë të fitojë ndaj kosovarit Valdrin Elezaj për peshën 75kg, ndërsa mjaft e fortë u zhvillua finalja mes Fisnik Muharremit, i cili fitoi me vështirësi 2-1 ndaj bashkëpatriotit të tij nga Kosova, Pirro Quni, në duelin e vlefshëm për peshën 91kg. Kësisoj, ky aktivitet mbylli edicionin e tij të katërt, ku tashmë është bërë si traditë që të zhvillohet vit për vit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.