Agolli “skuqet” për herë të parë në Azerbajxhan, por Karabaku nuk ndalet

Ansi Agolli ka fituar gjithçka në Azerbajxhan, ku aktivizohet prej 7 vitesh, por nuk kishte provuar vetëm një gjë: kartonin e kuq!

E provoi sot, sepse në ndeshjen shtëpiake kundër Sabailit mori dy kartonë të verdhë, duke dalë jashtë në fund të pjesës së parë. Një vendim i kundërshtuar gjatë nga Agolli dhe Karabaku, por i pakthyeshëm.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes Karabaku gjeti golin me Imzailov, duke fituar 1-0 dhe duke u shkëputur 3 pikë nga Gabala e vendit të dytë, pas 8 javësh kampionat në Azerbajxhan.

Edhe këtë sezon Agolli është pikë kyçe te Karabaku, që mbetet favoriti numër 1 për titull në Azerbajxhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *