Agolli: Skocia nuk është superiore ndaj nesh. Azerbajxhani i kënaqur me shortin

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka komentuar për Supersportin shortin në Nations League, duke u ndalur te Skocia, që është edhe rivali që njohim më pak. Gjithashtu, një koment edhe për Kosovën, sepse do të ndeshet me Azerbajxhanin, që Agolli e njeh mirë.

“Short i fortë. Izraelin e njohim, sapo jemi ndeshur me ta, ndërsa Skocia është një emër i rëndësishëm, që synon të kthehet në kompeticione të rëndësishme, ku mungon prej vitesh. Megjithatë, synimi ynë është që ta fitojmë grupin dhe kam besim se do t’ia dalim.

Skocia dhe baza nga Seltiku? Janë një ekip i fortë në fushën e vet, janë shumë luftarakë dhe luftojnë për çd top, duke qenë shumë të fortë fizikisht. Në aspektin e cilësisë nuk janë superiorë ndaj nesh, mendoj.

Kosova kundër Azerbajxhanit? Është një grup i fortë për Kosovën, Azerbajxhani po mundohet të rritet si kombëtare. Shumica e lojtarëve të Azerbajxhanit janë te Karabagu dhe janë relativisht të kënaqur nga shorti, ndihen superiorë. Të shohim, do të jetë një grup i ekuilibruar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *