Agolli rikthehet me “vrull”, padron i krahut të majtë

Ansi Agolli nuk aktivohej me Karabakun që në fund të muajit shtator, ndërkohë që u rikthye në fillim të dhjetorit në takimin që kampionët në fuqi të Azerbajxhanit fituan kundër Keshla me rezultatin 5-1. Mbrojtësi i majtë ka spikatur dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 13-të.

Referuar të dhënave të Instat Sport, Agolli ka qenë lojtari me përformancën më të mirë nga mbrojtësit e majtë. Kështu ai është rreshtuar në formacionin më të mirë. Në kampionatin azer luan edhe Sabien Lilaj, i cili është pjesë e Gabala.

Me këta të fundit ka spikatur disa herë sulmuesi Xhejms Adeniji (ish-lojtar i Tomorit, Bylisit, Laçit dhe Skënderbeut). Nigeriani është mes shënuesve më të mirë në kampionat, por këtë javë nuk ka shënuar dhe nuk ia ka dalë të jetë në formacionin më të mirë.

https://www.facebook.com/pfl.az/photos/a.283643521661558/2829517957074089/?type=1&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *