Agolli: Nuk kam kontakt me Panuçin, sot mundësia për fitore

Ansi Agolli ka folur para ndeshjes me Skocinë, në emisionin “Kuq e Zi: në “Supersport”. Ish-kapiteni kuqezi ka folur për ndeshjen e sotme, por dhe për raportet e tij me skuadrën dhe trajnerin, tani që nuk është grumbulluar nga trajneri Kristian Panuçi.

“Është një gjë normale pas një kualifikimi në Europian që të kemi një periudhë me luhatje. kemi kaluar dhe më parë situata luhatje. Është një ndeshje ku mund të tentojmë fitoren. Kemi përballë një kundërshtar që vjen me shumë mungesa. Duhet të futemi në fushë dhe të japim më të mirën e të mos mendojmë për më shumë. Them se kemi shanse të mira për një rezultat pozitiv”.

Raporti me Panuçin? “Kontaktet me skuadrën i kam të përditshme, pasi ne sepse njihemi prej vitesh. Nuk kam kontakt më trajnerin dhe nuk është se duhet ta themi unë që ta marrin vesh të tjerët. Edhe grumbullimin e fundit kam bërë më të mirën dhe kam treguar atë që kam treguar me çdo trajner më parë. Atë qe unë e kam në dorë e bëj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *