Agolli në stol, Karabagu fiton në Slloveni dhe hedh hap drejt kualifikimit!

Ka mjaftuar një gol në ndeshjen Olimpija Ljubljana-Karabag, e luajtur në Slloveni, për të shtruar disi rrugën e mëtejshme të kampionëve të Azerbajxhanit.

Skuadra ku aktivizohet Ansi Agolli ka gjetur rrjetën me Donald Guerrier thuajse 10 minuta nga fundi, teksa mbrojtësi shqiptar, tashmë lider në këtë skuadër, ka qëndruar në stol për 90 minuta, jo mirë fizikisht, por edhe për shkak se trajneri Kurbanov nuk ka ndër mend ta rrezikojë, duke ditur edhe moshën.

Kujtojmë që fituesi i këtij çifti do të ndeshet, në turin e dytë, me fituesin e çiftit Kukësi-Valeta, ndeshje e mbyllur 0-0 në “Loro Boriçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *