Agolli “kërcënon” Italinë: Nuk i dihet…!

“Duke parë ndeshjen, mendoj se ishte rezultati i duhur. Ishte e hapur, mund të kishim fituar ne, pasi kishim rast me Sadikun, por edhe mund të kishim humbur. Të shohim përpara në dy ndeshjet e fundit”. Për sa i përket dëmtimit që pësove? “Ndjej dhimbje, por më qartë do ta shoh nesër. Por, nga eksperienca që kam duket se kam diçka serioze.

Ky është futbolli. Më vjen keq që lashë fushën, pasi ishte moment mjaft i mirë për ne, por doja ta ndihmoj skuadrën”. Gjithësesi, mbeten dy ndeshje, për t’u shijuar, ndaj Spanjës dhe Italisë, vendi i tretë: “Me këtë rezultat, vendi i tretë është i arrirë. Megjithatë, kemi dy ndeshje. Me Spanjën, pak e vështirë, por me Italinë do të kërkojmë edhe rezultat. Pse jo, luajmë në shtëpinë tonë dhe fushën tonë. Me mbështetjen e publikut. E kemi treguar më përpara me skuadra të forta, shpresojmë edhe ndeshjen e ardhshme”.

Sa i përket tërheqjes dhe atë që tha në konferencën për shtyp: “Besoj se e sqarova… Një gjë është e sigurt, sepse po bëhet zhurmë. Për sa kohë do të jem pjesë, do të jap më të mirën dhe me krenarinë më të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *