Agolli, “kanibal” trofesh në Azerbajxhan!

0

Gjashtë trofe në shtatë vjet me Karabakun. Kapiteni i Shqipërisë nuk njeh të sosur me festat

Ansi Agolli dhe Azerbajxhani. Një dashuri e lindur shtatë vite më parë, por që vit pas viti dhuron edhe më shumë emocione. Sigurisht, askujt s’do tja kishte marrë mendja se në shtatë vjet, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë do të ngrinte në qiell plot gjashtë trofe. Njësoj sikur të flisnim për Zlatan Ibrahimoviç që çdo vit do të fitojë diçka, edhe pse këtë sezon duhet të mbahet fort pas Europa League, duke ndjekur gjithçka nga shtrati pas operacionit.

Ansi Agolli ia ka dalë edhe në Kupën e Azerbajxhanit, duke mundur në finalen Gabalën me rezultatin 2-0. Kjo është dopieta e radhës për të, pasi edhe në sezonet 2015/2014 dhe 2014/2015 arriti që të koleksiononte si titull ashtu edhe kupën e Azerbajxhanit.

Në total, kjo ishte hera e 7 që Karabaku fitonte Kupën. Ndërsa për Agollin ishte hera e tretë që merrte medaljen e fituesit të këtij turneu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here