Agolli “flet” pas golit: 35 vjeç dhe… heshtni!

Ansi Agolli hesht të gjithë, ose më saktë mediat. Një gol i pritur gjatë, plot 8 vite, nga kapiteni ynë, që për herë të fundit kishte shënuar në vitin 2009, vit kur shënonte dy golat e vetëm me kombëtaren e madhe, në harkun e dy muajve. Nuk është se i kërkon njeri të shënojë, nuk është ajo detyra e tij, por Agolli golin e djeshëm e ka festuar në mënyrë polemike, duke zbrazur një duf të akumuluar ditët e fundit, ose ndoshta edhe më herët. Pyetja se çdo të bëjë pas kualifikueseve të Botërorit, bërë para pak ditësh në konferencë për shtyp, u kalua me humor nga Agolli: “Nuk ka lezet të shkoj dy herë në Europian”. Batutën e kapi edhe trajneri Panuçi, i cili ua ktheu gazetarëve: “Pas 7-8 vitesh, kur të tërhiqet Agolli, do flasim për pasuesin e gjëra të tjera, por tani le të mendojmë për ndeshjen”.

Me siguri pyetja e gazetarëve ka dëshpëruar kapitenin, i cili nuk e ka pëlqyer këtë ngacmim, edhe pse realisht nuk është bërë me qëllim të keq, sepse në gjithë botën lojtarët kur kapin moshën 35 vjeç pyeten shpesh si e shohin të ardhmen e vet, sidomos në lidhje me kombëtaren. Një gol i bukur dje, vrap drejt kameras, duke treguar moshën e tij 35 vjeç, si dhe më pas shenja me gisht: “Heshtni të gjithë, mos më pyesni sa vjeç jam, më shihni si luaj!”. Ishte ndeshja e 70-të me kombëtaren, për një nga heronjtë e Europianit dhe pa dyshim ndër më të mëdhenjtë në historinë e futbollit shqiptar, me trofe pa fund brenda e jashtë vendit. Na fal, kapiten!

??

A post shared by Ansi Agolli (@ansiagolli) on

One thought on “Agolli “flet” pas golit: 35 vjeç dhe… heshtni!

  1. Agolli, Filip lahm ne kulmin e karrieres u terhoq nga kombetarja, vetem 30 vjec.
    Kombetarja ke nevoj per freski dhe energji. Duhet te ikesh me mire se sa te te largojn.

Leave a Reply to A.C Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *