Agolli debuton në Champions: Emocion i rrallë

0

Ka shumë futbollistë që nuk e provojnë kurrë ndjesinë e të luajturit në grupet e Champions League, ka edhe nga ata si Ansi Agolli, që e provojnë pikërisht afër fundit të karrierës, pasi kanë fituar gjithçka në nivel klubi dhe nuk shpresojnë më surpriza të reja në karrierë.

Këtë vit Karabaku për herë të parë në histori ka siguruar një vend në grupet e Ligës së Kampioneve dhe dje ndaj Romës Agolli debutoi, pasi mungoi në ndeshjen e parë, për dëmtim.

“Ishte ndeshja ime e parë në grupe. Është një emocion i madh të luash në këtë kompeticion mjaft të rëndësishëm të Europës dhe ndihem mjaft mirë. Dhashë maksimumin tim që ta ndihmoja skuadrën”, shprehet Agolli për Supersportin, në lidhje telefonike. “Emocionet? Është një ndjenjë mjaft e mirë, pasi të luaja në grupet e Champions League ka qenë një ëndërr e hershmja e imja. Mundohem të jap më të mirën nga ndeshja në ndeshje, ta luaj si finale dhe të ndihmoj ekipin, pasi vetëm kështu mund të japësh më të mirën”.

Janë lënë pas edhe probleme fizike dhe Agolli tashmë mendon për kombëtaren: “Besoj se e kam kaluar dëmtimin dhe dalëngadalë do marr edhe formën më të mirë. Ishte vetëm ndeshja e parë pas dëmtimit, ndërsa të dielën do të kemi një ndeshje të rëndësishme për kampionat për skuadrën tonë. Më pas do të mendoj për dy ndeshjet e Kombëtares, që janë mjaft të forta. Janë dy ndeshje mjaft të vështira, sikurse e dini edhe ju që bëhet fjalë për dy skuadra mjaft të forta. Duhet të zbresim në fushë dhe të japim më të mirën. Nuk kemi asgjë për të humbur në këto dy përballje, veçse të fitojmë sa më shumë eksperiencë, të luajmë sa më shumë në grup dhe t’i shijojmë këto dy sfida, pavarësisht se përballe do kemi dy skuadra mjaft të forta”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here