Agolli besnik ndaj Karabakut: Superior ndaj Partizanit, dua të kualifikohet!

0

Ansi Agolli e ka shkuar emrin e tij te Karabaku me “germa të arta”. Anësori i majtë, që u largua na merkaton e janarit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rikthehet të flasë për skuadrën azere. Shkaku është Partizani, që do të përballet me ta në raundin e parë kualifikues në Champions League.

Kualifikimi është i hapur, por sigurisht Karabaku është favorit. “Sot gjithçka është e mundur në futboll. Nëse mendojmë me logjikë, të dyja ekipet kanë shansin të kualifikohen për në raundin tjetër. Çdo gjë do të zgjidhet në fushën e blertë”, ka deklaruar Agolli.

Më tej ai thekson se azerët janë me fat që shorti u ka vënë përballë Partizanin: “Karabaku ka eksperiencë europiane dhe nga kjo pikëpamje nuk mund të neglizhohet. Ekipi im luajtur në Europa League dhe në fazën e grupeve në Champions League. Partizani nuk është një ekip i keq, por shumica e lojtarëve të tyre janë të rinj. Vjet u shpallën kampionë. Logjikisht Karabak është me fat që u ka rënë shorti me ta”.

Agolli analizon në vija të përgjithshme skuadrën kryeqytetase: “Në vitet e fundit ata kanë ndryshuar shumë. Ka vetëm disa lojtarë nga ata që kanë luajtur në Europa League ne sezonin 2016/2016. Sezoni i fundit ishte shumë i mirë për lojtarët e rinj. Veçanërisht anësorit e sulmit tërheqin vëmendjen”.

Në fund Agolli tregon se për kë i rreh zemra. Edhe pse është shqiptar, ai dëshiron kualifikimin e Karabakut. Sigurisht kjo deklaratë do u pëlqejë tifozëve të Tiranës, klub të cilin Agolli e do shumë dhe do kishte dashur edhe ta mbyllte karrierën aty.

“Partizani është ekip i vendit tim. Vetëm Shqipëria dhe Tirana më përfaqësojnë mua. Karabaku është jeta ime. Gurban Gurban është si baba për mua. Rashad Sadigoc është vëllai im. Kemi pasur ditë të mira dhe të këqija me ta. Së bashku kemi pasur ditë të vështira të dhe gëzueshme. Maksim Medvedv, Gara Garajev, Riçard Almeida janë familja ime. Sigurisht që dua të kualifikohet Karabaku”, ka përfunduar Agolli për “qafqazinfo.az”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.