Agolli asist, Karabak në histori

Më në fund, Karabaku ka realizuar ëndrrën e madhe: është kualifikuar për në grupet e Ligës së Kampioneve, për herë të parë në historinë e vet. Një histori suksesi, që e ka pasur kulmin sot, me kualifikimin kundër FC Kopenhagenit, edhe pse humbi 2-1. Skuadra kampione e Azerbajxhanit kishte fituar 1-0 në Azerbajxhan dhe luante në Danimarkë me synim të vetëm evitimin e humbjes, ose humbjen minimale duke shënuar.

Bëri këtë të dytën, sepse danezët shënuan në fund të pjesës së parë, por Karabaku e nisi mjaft mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 63-të Agolli, autor i një ndeshjeje perfekte, dha një pasim perfekt në zonë, ku gjeti Ndlovu, i cili nuk fali. 1-1 dhe kualifikimi ishte azer, por 3 minuta më pas Pavloviç shënoi golin e dytë për danezët, që sulmuan deri në fund, pa e gjetur golin e kualifikimit. Ditë historike për futbollin azer dhe miliona euro për Karabakun, që brenda një nate mbuloi 3-4 herë buxhetin vjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *