Agolli “hakmerret” për Kukësin: Sherifi kaloi me fat në Elbasan!

0

Kapiteni i Shqipërisë: Nuk ishte e lehtë, por në të dy ndeshjet treguam se meritonim të kalonim ne. Kukësi ishte i pafat në Elbasan. Grupet e Champions? Të ëndërrosh është falas…

 

Barazimi në Azerbajxhan tregoi se Sherifi i Tiraspolit ka skuadër mjaft cilësore dhe jo rastësisht e eliminoi Kukësin. Megjithatë, dje në Tiraspol Karabaku ka treguar se është superior, duke fituar 2-1. Rezistenca e Sherifit zgjati deri në shtesën e pjesës së parë, kur Ndlovu shënoi për Karabakun. Në pjesën e dytë Karabaku pritu me qetësi, derisa Miçel në minutën 86 shënoi golin e dytë, me asist nga Ansi Agolli.

Mbrojtësi i kombëtares sonë u tregua perfekt edhe sot, ndonëse mori edhe një karton të verdhë. Pa vlerë goli me 11-metërsh nga Badibanga në shtesë për Sherifin, që tashmë shkon në play-off në Europa League. Një sukses, ai i Karabakut, sigurisht, që erdhi pas dy ndeshjesh të mira, ku moldavët preferuan më shumë të mbroheshin se sa të sulmonin.

Pas ndeshjes, kapiteni i Shqipërisë, për “Sport Ekspres” ka shprehur gjithë lumturinë: “E donim këtë kualifikim me çdo kusht. Dëshira s’na mungonte dhe, në harkun e 180 minutave, mendoj se e merituam plotësisht të kalonim më tej. Edhe në Azerbajxhan bëmë gjithçka mirë, por na mungoi fati dhe finalizimi. Asisti? Mendoj se janë gjëra normale, por jam i kënaqur për fitoren dhe jo pasimin që bëra, pasi është detyra ime. I gëzuar edhe për faktin se u hakmora për Kukësin? (Qesh)… Jo, nuk ka lidhje, por sigurisht që ndoqa ndeshjen e Kukësit dhe mund të them që ishte tepër i pafat ndaj Sherifit, pasi në “Elbasan Arena” dominoi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image