Agjenti i Malkyit zbulon bisedën me Ançelotin, Hysaj në rrezik

0

Mbrojtësi francez, Kevin Malkyit, u transferua te Napoli nga francezët e Lilës për të rritur konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku aktualisht luan dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Malkyit është aktivizuar vetëm dy herë deri më tani, por agjenti i lojtarit beson se minutat e francezit do të shtohen në javët në vazhdim.

Kjo deklaratë e agjentit vjen pas një bisede midis tij dhe trajnerit të Napolit, Karlo Ançeloti: “Pata fatin të komunikoja pak me Karlo Ançelotin gjatë javës së shkuar”, tha agjenti francez Bruno Satin në një intervistë për “Radio crc”.

“Fola para ndeshjes ndaj Parmës. I kërkova këshilla për lojën e lojtarit tim, e pyeta për pikat e tij të forta dhe se çfarë duhet të përmirësojë më të ardhmen e afërt. Nuk e di nëse lojtari im do të luajë të dielën, por biseda me trajnerin më dha një përshtypje se ai do të fillojë të marrë më shumë minuta”, përfundoi agjenti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.