Agjenti i Hysajt “kërcënon” Napolin: Refuzuan 50 milionë euro, shiteni në janar ose ikën me kosto 0

Elseid Hysaj është kthyer gjithmonë një temë diskutimi te Napoli sa i përket merkatos. Shumë është përfolur për një largim të tij, por vazhdon ende të jetë pjesë e kësaj skuadre. Nga ana tjetër, menaxheri i mbrojtësit shkodran, Xhuifredi, ka zbuluar edhe pak nga prapaskena me Chelsean.

Mes të tjerave është folur edhe për largimin në merkaton e janarit, që do të jetë mundësia e fundit për Napolin për të fituar nga Hysaj, pasi do të largohet me koston 0.

“Napoli vitin e shkuar refuzoi 50 milionë euro nga Chelsea, tani është në interesin e të gjthëve që të shitet në janar pasi do të jetë me kosto zero pastaj. Është lojtar i fortë, ndoshta Napoli do të kërkojë të mbajë deri në qershor. Nuk janë operacione që mbyllen brenda minutit”, ka thënë Xhuifredi. /Sport Ekspres/