Agjenti i Gabigolit nuk përdor më diplomacinë: Interi e poshtëroi

0

“Gabigolin tek Interi e kanë poshtëruar”. Fjalë të ashpra, që vijnë nga Brazili dhe të thëna nga Vanger Ribeiro, agjenti i sulmuesit brazilian. “Gabigol nuk është penduar kurrë për zgjedhjen e bërë. Erdhi në një klub elite, të pasur dhe me shumë lojtarë kombëtaresh. Mendonin se morën Nejmarin, por Gabigol është ndryshe. Në Itali i duan lojtarët të pjekur, ndërsa Gabigol është i ri dhe ka nevojë për kohë. Tek Interi e kanë poshtëruar në 3 mënyra: fizikisht, moralisht dhe psikologjikisht”.

Fjalë që nuk kanë nevojë për koment, sepse nëse deri tani Ribeiro kishte përdorur diplomaci dhe kërkonte kohë, tani sulmon Interin: “Kampion olimpik, titullar absolut i Santosit, pjesë e kombëtares braziliane. Nuk dëshironte të ishte titullar fiks, por nuk ia dhanë kurrë një shans: ka luajtur vetëm 5-minutësha, 140 minuta në total. Ai shpresonte të kishte më shumë shanse, aq më shumë që është paguar thuajse 30 milionë euro”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image