Agjenti i Depaj në “Casa Milan”, ja çfarë u bisedua

0

Milani po mundohet të ndërtojë një skuadër cilësore me aq hapësirë financiare sa i lejohet. Paolo Maldini dhe Boban po tregohen tepër aktivë, duke biseduar me agjentë lojtarësh mbi mundësinë e afrimit të disa prej klientëve të tyre.
Takimi i fundit ka qenë me agjentin e Memfis Depaj, Kes Vos. Ky i fundit ka mbërritur në “Casa Milan” për të biseduar me krerët e klubit mbi tranferimin e ndonjë prej lojtarëve që ai ka në menaxhim.

Më parë Depaj ka shprehur interes për t’u transferuar përsëri në një klub të madh, pas asaj aventure të vakët te Junajtid vite më parë. Milani mund të jetë arena më e mirë për të rinisur aventurën e tij në nivelin më të lartë të futbollit.

Megjithatë, ai ka qenë vetëm një copëz e bisedës, pasi është biseduar për shumë emra. Për momentin holandezi është te Lioni dhe po tregon një nivel tepër të lartë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.