Agjenti i Bufonit, sa elozhe Strakoshës!

0

Silvano Martina, agjenti i Xhixhi Bufonit, një ndër portierëve më të mirë të historisë së futbollit, ka folur dje në lidhje me shumë tema, duke përmendur edhe rritjen eksponenciale dhe shpërthimin e Thomas Strakoshës, portierit të Shqipërisë dhe Lacios. Menaxheri i Xhixhit Bufonit ka edhe disa elozhe për gardianin kuqezi: “Duhet të rritet në shumë gjëra, por ka treguar personalitet. E shoh më të qetë dhe serioz.

Vlerësimet për ta mbajtur titullar ose jo i di vetëm Lacio. Nëse e cilësojnë portierin e të ardhmes nuk kanë asnjë arsye të marrin një tjetër. Por, janë ide të cilat nuk i njoh. Nëse bardhekaltërit do të ndryshonin, do të hidhesha te Perin. Një profil i rëndësishëm dhe që mund të arrihet me një çmim të pranueshëm. Ato tipe dëmtimesh, nëse rikuperon ashtu si duhet, nuk lënë pasoja. Është një portier dhe jo një mbrojtës apo një sulmues”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image