Agjenti i Bejl: Nëse Zidan e lejon të luajë, ia kalon Ronaldos!

0

Agjenti i Garet Bejl, Xhonatan Barnet, është njeriu më i përfolur, për shkak se e ardhmja e klientit të tij është ende e paqartë. Rikthimi i Zidan në krye të pankinës së Realit ka trazuar jo pak ujërat te “Los Blancos” dhe flitet se Garet Bejl do të jetë një nga të larguarit. Për këtë dhe shumë gjëra të tjera, agjenti Barnet foli për “BBC Radio”, ku u shpreh:

RIKTHIMI I ZIDAN – “Bejl është i lumtur për momentin. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës. Shumë zëra e largojnë nga Reali, por nuk ka arsye që të largohet. Ai do ta mbyllë karrierën këtu, por nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i kemi menduar, do të ndryshojmë mentalitet. Do të flasim me Zidanin dhe do të kuptojmë rolin e Bejl te Reali i Madridit”.

RONALDO – “Garet është një djalë i fortë, që nuk i interesojnë kritikat dhe ato që shkruajnë mediat. Ka dëshirë për të ecur sa më shumë dhe për t’u rritur. Jam i bindur se nëse Zidan e lejon të bëjë lojën e tij, Bejl do të arrijë nivelin e Kristiano Ronaldos shumë shpejt”.

TIFOZËT – “Kritikat janë prezente në futboll, prandaj pse Bejl duhet të bëjë përjashtim? Të gjithë kritikohen, ndryshimi është sesi i përballon. Garet është shumë i fortë nga ana mentale dhe nuk e mendon aspak se do të ndikohet nga ajo që thonë ose shkruajnë njerëzit”,- u shpreh agjenti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.