“Agjenti gënjen, nuk kemi bërë ofertë për Lukakun”

0

Inter duket se e ka shumë të vështirë të arrijë te Lukaku këtë verë. Belgu flitet të më shumë për një kalim te Juventusi nëpërmjet një ndërrimi kokë më kokë me Paulo Dibalan. Ditët e fundit patën dalë zëra se edhe Napoli ka bërë një ofertë konkrete për Lukakun.

Presidenti De Laurentis është mik i ngushtë me agjentin e lojtarit, Federiko Pastorelo. Ky i fundit pati futur edhe Napolin në valle. Megjithatë, jemi mësuar që kreu i klubit të kaltër flet hapur dhe është ai, që shuan zërat rreth një kalimi të tillë. Shprehet se kjo ndodh për të rritur çmimin e lojtarit.

“Ka zëra rreth një oferte nga ne sepse ata e dinë se un jam mik me agjentin e Lukakut. E kam pyetur atë nëse i përshtatet Napolit dhe a do shkojë te Juventusi. Folëm rreth këtyre kornizave. Të gjithë e dimë se fjalët rreth një oferte nga Napoli janë në interes të agjentit sepse rritet vlera e lojtarit”, deklaroi De Laurentis.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.