Agim Zeka zyrtarizohet te Lila, tjetër sukses për Skënderbeun
Agim Zeka është tashmë edhe zyrtarisht futbollist i Lilës në Francë.
Një supergoditje, pasi nga ky transferim kampionët e Shqipërisë arkëtojnë 300 mijë euro, ndërkohë që klubi kampion në Shqipëri ruan edhe 20% të të drejtave të rishitjes së 18-vjeçarit.
Mesfushori nga Kosova ka nënshkruar një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë, deri në verën e 2021 me Lilën.
Një transferim që mban firmën e të zakonshmit Shkumbin Qormemeti, së bashku me Haris Fakiç, mjaft i kujdesshëm në vëzhgimin e talenteve si Zeka, i cili është pjesë e Shqipërisë U19.