Agalliu i pari, njihuni me 25 shqiptarët që “eksploruan” Rumaninë

0

Rumania është një shtet ku shqiptarët kanë zbarkuar prej vitesh. Edhe futbollistët janë disa ata që kanë provuar të luajnë atje, madje edhe të fitojnë tituj. I pari që është transferuar ka qenë Roland Agalliu, i cili ju bashkua FC Universitatea Craiova.

Sulmuesi, sot 57 vjeç, ish-futbollist i Elbasanit dhe Partizanit, fitoi titullin që në sezonin e parë. Në Rumani më pas ai është aktivizuar edhe me Otelul Galati, ku më pas në të shkuarën janë aktivizuar edhe Dashnor Dume (1993–1994), Arben Kokalari (1991–1993), Altin Masati (1994-1995) dhe Edmond Voda (1993-1994).

Padyshim legjenda është Sulejman Demollari, që në periudhën 1991-1995 ishte pjesë e Dinamos së Bukureshtit, klub me të cilin fitoi titullin dhe “Këpucën e Artë”. Në një ekip me të ka qenë edhe portieri Perlat Musta, “ish”-i i Partizanit dhe kombëtares shqiptare.

FC Brasov ka qenë një tjetër ekip që mori disa futbollistë shqiptarë, madje emra të njohur si Arben Minga, Agim Canaj dhe Ilir Bozhiqi. Sulmuesi, goleador në të shkuarën me Tiranës, ka provuar të luajë në Rumani edhe për Dacia Unirea Brsila.

Sandër Leon Grunasi është një tjetër shqiptar në listën e atyre që ka provuar të luajë në Rumani. Në periudhën 1995-1996 ai është aktivizuar për Politehnica Timisoara. Në vitin 1998 ishin Albert Duro dhe Elton Ceno që iu bashkuan Steauas së Bukureshtit (sot FCSB). I pari ka veshur edhe fanellën e Nasional Bucuresti.

Radha për të shkuar në Rumani ishte për Taulant Bakin dhe Leonard Perloshin. Të dy ishin pjesë e Petrolul Ploiesti gjatë sezonit 1999-2000. Për të pasur sërish shqiptarë në Rumani duhej pritur viti 2003. Gloria Bistria mori Alket Krujën dhe Alket Alcanin. Në vitin 2004 “u pre filli”.

PAS VITIT 2010 – Do duhej ndihma e Sulejman Demollarit për të pasur shqiptarë në Rumani. Elis Bakaj u ble nga Dinamo e Bukureshtit, që më pas edhe e huazoi në Ukrainë te Çornomorets. Rrugën e tij e ndoqi Edon Hasani, i cili u bë pjesë e Ceahlul Piatra Neam? dhe ACS Poli Timisoara. Por nga vitit 2012 nisi të luante në Rumani edhe Azdren Llullaku.

Sulmuesi luan ende atje, teksa këtë sezon iu bashkua Astras. Më parë edhe Vangjeli (2016-2017, në fillim të sezonit) është aktivizuar me këta të fundit. Sa i takon Llullakut, kulmin e ka arritur me Gaz Metan. Ai ka provuar edhe një eksperiencë me CSMS Iashi.

Kamer Qaka po spikat prej vitit 2018 te Poli Iashi, kurse risia e këtij sezoni ishte Enriko Papa. Mesfushori nga Lushnja iu bashkua Botoshanit. Me këta të fundit në sezonin 2015-2016 është aktivizuar edhe Mërgim Neziri. Mbrojtësi i majtë aktualisht luan me Petrolul 52 Ploeshti. Fabian Lokaj është një tjetër lojtar që ka luajtur në Rumani, konkretisht në sezonin 2017-2018 me Gaz Metan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.