Afron supersfida, Apolonia ndryshon çmimet e biletave

Në grupin e jugut, në Kategorinë e Parë ka mjaft rivalitet për skuadrën që do të ngjitet në elitë edicionin e ardhshëm. Apolonia është një prej ekipeve që ka si synim të arrijnë vendin e parë këtë edicion, edhe pse dihet se është një rrugë jo e lehtë.

Skuadra fierake ka mundur të marrë vetëm 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para, pasi u ndal në Kavajë nga Besa pas suksesit në shtëpi ndaj Turbinës. Java e tretë rezervon një tjetër përballje të fortë për Apolonin, e cila do të presë në shtëpi Bylisin, që gjithashtu ka pretendon venin e parë.

Klubi ka premtuar përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” se në këtë takim, por njëkohësisht ka bërë me dije dhe çmimet e biletave. Çmimet vijojnë nga 2 mijë lekë të vjetra deri në 6 mijë lekë të vjetra. Deri diku çmime optimale për një ndeshje si kjo.

https://www.facebook.com/FutbollKlubApolonia/photos/a.1504312199796719/2246841298877135/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *