Afron rinovimi i Marketit për 5 vjet, çfarë do të bëjë Berisha?  

0

 

“Jemi mëse të karikuar për sezonin e ri”. Në profilin e tij në rrjetet sociale, portieri Federiko Marketi ka shprehur optimizmin për Lacion, teksa agjenti I tij është duke punuar prej kohësh për rinovimin e kontratës që I skadon në vitin 2016, pra pas një sezoni. Rinovimi do të jetë edhe në një farë mënyre mbyllje e karrierës për italianin, pasi pritet që të jetë deri në 2020, edhe për pesë vjet të tjera. Me këtë lëvizje, duket qartë se Etrit Berisha duhet të bëjë llogaritë e tij, teksa nuk mund të mos merret parasysh edhe fakti se portieri kosovar mund të provojë edhe në këto gjashtë muajt e parë të edicionit të ri dhe nëse e sheh se do të jetë zgjedhje e dytë gjithmonë, qoftë edhe në Champions, atëherë në janar mund të kërkojë largimin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.