Afron rinovimi edhe për dy vjet, Kaçe lider: Duam Europën!

0

 

Pas humbjes 2-1 në Kroaci ndaj NK Lokomotivës, mesfushori 21-vjeçar është i bindur se në Greqi do të jetë ndryshe: “E përmbysim”. Ja plani i PAOK për t’i rritur vlerën

 

Vetëm 21-vjeç, por një lider. Ergys Kaçe tek PAOK është padiskutim një nga futbollistët më të rëndësishëm dhe ata që bëjnë diferencën. Por, humbja e pësuar në Europa League, në turin e dytë, ndaj ekipit kroat NK Lokomotiva, 2-1, djeg ende dhe mesfushori shqiptar bën thirrje për shokët e ekipit për sfidën e kthimit pas disa ditësh në Selanik. Ja se çfarë ka thënë ai për mediet greke: “Ishim të pafat por si në humbje ashtu edhe në fitore duhet të jemi të bashkuar”. Një faktorët, sipas Kaçes, ishte i nxehti: “Temperatura ishte shumë e lartë dhe ndikoi në lojën tonë. Gjithsesi nuk duhet të kërkojmë alibi sepse faji kryesor ishte joni pasi nuk shfrytëzuam rastet që na u krijuan. Jam i sigurt se do ta ndryshojmë shumë shpejt këtë situatë. Në Zagreb pësuam dy gola të lehtë dhe kjo na demoralizoi. Gjithsesi, në fushën tonë do të luajmë për të shënuar sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuaifikohemi për më tej. Unë shpresoj gjithashtu që edhe personalisht të përmirësohem më shumë gjatë ditëve të ardhshme”, përfundoi kuqeziu, i cili ndja Francës, në miqësoren e zhvilluar në qershor në “Elbasan Arena”, realizoi një eurogol.

Rinovimi – Kohë e fundit është folur për oferta të ndryshme nga Turqia, Italia, qoftë edhe Anglia, por Ergys Kaçe mund të rinovojë shumë shpejt edhe për dy vite të tjera me skuadrën e Selanikut. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2017 dhe mund të blindohet deri në vitin 2019, në mënyrë që vlera e kartonit të rritet. Pikërisht për të mos pritur vitin 2016, ku do të mbetej edhe 1 vit nga skadimi i kontratës, klubi grek është duke përgatitur t’i rrisë edhe rrogën.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image