Afron Premier Liga, bastet po shkojnë për Junajtidin

Premier Liga është tek dera. Pas më shumë se dy muajsh pushim, 20 klubet e kampionatit anglez janë gati të ndezin “motorët”.  Natyrisht, nuk mund të jenë jashtë loje dhe kompanitë më të mëdha të bateve, që kanë nisur të përvijojnë ekipet pretendente për të fituar titullin kampion.

Nisur nga një studim i bërë nga mediat britanike, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo, Mançester Junajtid shihet si favoriti kryesor për fitimin e titullit në Premier në maj të vitit të ardhshëm.

Për kompanitë e basteve, Mançester Junajtid kuotohet i dyti pas Mançester Sitit të Pep Guardiolës, por nisur nga numri i basteve të vëna, “Djajtë e kuq” shihen nga lojtarët e skedinave si pretendenti numër një për suksesin në Premier. Edhe pse Junajtid është mundur të martën nga Reali i Madridit në finalen e Superkupës së Evropës, kjo nuk i ka lëkundur pozitat e Junajtidit në lidhje me Premier Ligën. Kompanitë e basteve kanë bërë me dije se pjesa më e madhe e basteve janë vënë për suksesin e Mançester Junajtidit, që kuotohet 2.5, pra shton me 150% fitimin mbi shifrën e investuar. Për lojtarët e basteve, pretendenti numër 2 për titullin në Premier është Mançester Siti i Guardiolës, i cili për vetë kompanitë e basteve është favorit absolut me 1.89.

Pas dyshes së Mançesterit, në vendin e tretë vjen Liverpuli, skuadra e tretë për të cilën janë vënë më shumë baste. Ndërkaq, ka rënë shumë popullariteti i Çelsit, teksa tifozët nuk besojnë shumë tek një tjetër mrekulli e ekipit të Kontes. Ndaj bastet për Çelsin kampion janë në vendin e katërt për nga numri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *