Afron derbi, ajo që ndodh në Stamboll të lë gojëhapur!

Kjo e diel është e veçantë në Stamboll, sepse luhet derbi i madh Beshiktash-Gallatasaraj.

Nuk është një ndeshje e zakonshme, në lojë është krenaria, mbi të gjitha, pa harruar që bëhet fjalë për dy rivalë që zakonisht luftojnë për titull dhe përballjet direkte kanë shumë peshë në renditjen finale.

Gallatasaraj ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit dhe skenat që vijnë nga Turqia janë rrëqethëse: 45.000 tifozë në stadium, të gjithë ultras, me stadiumin në tym e flakë. Nëse ky nuk është karikim për futbollistët, nuk e dimë çfarë tjetër mund t’u japë mesazhin se derbi nuk është thjesht futboll, është shumë më tepër se kaq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *