Afrimi i radhës, Skënderbeu e prezanton të mërkurën

0

Skënderbeu po bëhet gati për pjesën e dytë të sezonit. Trajneri Orges Shehi pret të tjera përforcime nga drejtuesit, të cilat po punojnë intensivisht që t’i vënë në dispozicion stafit teknik grupin e duhur për të realizuar objektivat sezonalë.

I pari që u afrua te korçarët ishte mesfushori anësor Elmir Asani, ndërkohë që së fundmi është arritur marrëveshja edhe me mesfushorin Shqiprim Taipi. I larguar nga Shkëndija e Tetovës, ku në pjesën e parë të këtij sezoni nuk pati hapësira, futbollisti 21-vjeçar zgjodhi ta vijojë karrierën në Superiore.

SportEkspres.com mëson se Taipi do të prezantohet ditën e mërkurë në skuadrën e re. Gjatë këtyre ditëve priten edhe lëvizje të tjera, pasi për Skënderbeun janë disa lojtarët e dëmtuar. Bregu dhe Demte do duhen kohë të rikthehen, ndërkohë që stafi mjekësor po bën maksimumin të rikuperojë për ndeshjen me Partizanin Krasniqin dhe Lulajn.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.