Afrimi i parë te Erzeni, merkatoja nis me nigerianin Dikson

0

 Ende pa u mbyllur plotësisht sezoni, sepse këtë javë mbyllen disa verdikte në Kategorisë së Parë, te skuadra e Erzenit kanë filluar të mendojnë për edicionin e ardhshëm. Duke qenë periudhë e lirë, shijakasit kanë bërë “pazar” me të pakënaqurit e Besës dhe “gjahu” i parë që ka rënë në rrjetën e Erzenit, është mbrojtësi nigerian, Eçe Dikson Idakuo.

Sekretari i Fk Erzeni, Altin Keçi, e konfirmon këtë lajm për SportEkspres.com, duke theksuar se nigeriani është vetëm fillimi i merkatos për sezonin e ri. “Erzeni ka menduar të ndërtojë një skuadër më pretendente nga kjo që sapo mbylli këtë sezon. Kemi filluar me mbrojtjen dhe sot (të martën) në mbrëmje, e mbyllëm kontratën me nigerianin Eçe Dikson Idakuo, i cili sezonin e kaluar e mbylli te Besa”, theksoi sekretari i klubit të futbollit shijakase.

Ndërkohë që për vazhdimësinë, Keçi deklaron se këtë muaj mbyllin gjithçka me detyrimet e këtij sezoni, ku do ketë edhe lëvizje të tjera futbollistësh: “Është normale që për ndërtimin e një skuadre të re të ketë edhe lëvizje. Deri tani nuk kemi asgjë zyrtare për largime, apo afrime të tjera, por do të ketë lëvizje. Unë ju përmenda më sipër, se do ndërtojmë një skuadër me futbollistë cilësorë, pasi synojmë rikthimin e Erzenit në elitë”.

AGRON KAJA

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.