“Aeroplani” Montela nis fluturimin, eliminon Atletikon nga Kupa e Mbretit

0

 

Sevilja e Vinçenco Montelës mund Atletiko Madridin 3-1 në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit dhe fluturon në gjysmëfinale. Padronët e shtëpisë kalojnë në avantazh pas vetëm një minute me Eskuderon. Atletiko (që në ndeshjen e vajtjes kishte humbur me rezultatin 2-1), barazon me Grizmanin por Sevilja e gjen veten në avantazh me Banegën, që në fillim të pjesës së dytë shënon me penallti.

“Colchoneros” kërkojnë barazimin, por ekipi i Montelës shënon. Këtë herë është Sanabria ai që e çon ndeshjen në 3-1. Për ish-trajnerin e Milanit, fitorja e tretë radhazi dhe paqja e rivendosur me tifozët, pas kontestimeve. Sakaq, për Atletikon dhe Simeonen, ndoshta koha për të reflektuar dhe menduar se nga sezoni tjetër, shumë gjëra duhet të ndryshojnë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image