AEK në telashe, UEFA mund ta dënojë për “keqtrajtimin” e tifozëve të Bajernit

Tifozët e Bajernit të Mynihut kanë protestuar në lidhje me çmimet e larta të biletave në ndeshjen e luajtur në Athinë kundër AEK-ut dhe tashmë UEFA reagon, duke nisur një hetim në ngarkim të klubit grek.

AEK vendosi çmimin 15 euro për biletat e shitura tifozerisë greke, por 35 euro për çdo biletë për tifozët gjermanë.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, çmimi i biletave për tifozerinë mike nuk duhet të jetë më i lartë se për tifozerinë vendase, në sektorë të ngjashëm.

Edhe një vit më parë tifozët e Bajernit u trajtuan në këtë mënyrë nga Anderlehti, që vendosi çmimin 100 euro për biletat e gjermanëve, por në atë kohë UEFA veproi dhe tifozët u rimbursuan pjesërisht.

Tani AEK do të mësojë vendimin e UEFA-s, që do të jepet në 31 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *