Aduriz, klasa punetore “në parajsë”

0

 

Personazhi/ Lojtari bask mudn te ishte bere i vogel skiator, tenist apo edhe serfist, por zgjodhi topin dhe futbollin, edhe pse njerku “e mallkon” diten qe zgjodhi Bilbaon…

Golashënues në fazën e grupeve të Europa League në këtë edicion, me gjashtë të tilla, të cilave i shtohen edhe dhjetë gola në këtë sezon në La Liga, duket se 34-vjeçari Aritc Aduriz përmirësohet me kalimin e kohës dhe ndoshta krahasimi me verën, në këtë rast, s’do të ishte kurrsesi banal. Karriera e tij, origjina në San Sebastian, qyteti i Real Socidedadit – skuadër rivale e Atletik Bilbaos – por nuk do të veshë kurrë fanellën e ekipit “txuri-urdin”, siç e njohin, pra bardheblu. Njerku i tij, gjithësesi, është një tifoz i çmendur i Sociedad, saqë Aduriz rrëfen: “Sa herë shënoj kundër tyre më duhet ta marr në telefon dhe ta sqaroj… Pasi, e tallin miqtë dhe s’është e lehtë për të”. Por, Aduriz ka zhvilluar disa nga karakteristikat e tij duke luajtur në plazhet e bukura të San Sebastian: “Ishte më e vështirë se në fushë. Sidomos kur frynte erë dhe kur ishte rërë e lagur…”.

Ad

I vogël, ka luajtur edhe përkrah Alonsos, Artetës dhe Iraolës. Teksa këta luajnë në futbollin profesionist, Adurizit i duhet të vazhdojë me amatorët, pasi diploma e shkollës ëshë më e rëndësishme. Sigurisht, deri sa karriera e tij shpërthen. Eshtë aventura e tretë tek Bilbao në gjithë këto vite karrierë, duke qenë se ka qenë në moshën 19-vjeç, më pas në 2005 dhe në 2012, pasi ka veshur fanellat e Valadolit, Majorkës dhe Valencias.

addd

Në shkurt do të mbushë 35-vjeç, teksa Superkupa e Spanjës fituar ndaj Barcelonës në këtë sezon është maja e karrierës. Ai shënoi tripletë në fitoren e thellë 4-0 dhe në “Camp Nou” golin e barazimit. E megjithatë, ka vetëm një ndeshje me kombëtaren. “Njerëzit mezi prisnin këtë trofe, kishin më shumë se 30 vjet… Më vjen mirë që i bëra të lumtur”.

Por, futbolli është vetëm një nga sportet ku Aduriz shkëlqen. Që kur ishte fëmije ka praktuar tenis dhe sërf, teksa ka provuar edhe skitë, duke mbërritur në një garë i dyti, kur ishte vetëm 9-vjeç.

Pengu? Një ndeshje me Spanjën, atë të fituar 3-1 ndaj Lituanisë e vlefshme për kualifikueset Euro 2012. Vetëm 13 minuta, por çfarë lumturie.

 Pavarësisht 182 cm të gjatësisë, është aftësia e tij në lojën në ajër ajo që e bën “të pamëshirshëm” në portën kundërshtare. Në këtë sezon, në fakt, në La Liga, ka shënuar më shumë se kushdo me kokë, ndërsa vitin e shkuar tripletë me kokë në miqësoren ndaj Gladabut. “Tempizmi në kërcim është më i rëndësishëm se sa i gjatë je…”, rrëfen.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image