Adu, dështimi që Pele e quajti pasardhësin e vet dhe e refuzoi edhe Flamurtari

0

E mbani mend Fredi Adun? Ndoshta jo, por 30-vjeçari me origjinë ganeze në fillim të viteve 2000 konsiderohej si e ardhmja e futbollit. Paraqitje entuziazmuese, debutim në moshën 14-vjeçare në kampionatin amerikan dhe pak më vonë debutim rekord me kombëtaren amerikane, intervista pa fund, kontrata milionere me marka veshjesh dhe mbi të gjitha, bekimi nga i madhi Pelé, i cili lëshoi batutën që është ndoshta gafa e tij më e madhe në karrierë: “Adu është pasardhësi im”.

Aty nisi pikiata: Adu nuk shpërtheu kurrë, sepse shkoi te Benfika dhe dështoi, ndërsa më pas provoi kudo, nga Franca, në Portugali, Greqi, Turqi, Brazil, Serbi, Finlandë.

 

Disa vite më parë , në verën e 2014-ës, ia ofruan Flamurtarit të Vlorës: Sinan Idrizi për paratë nuk e kishte problem, fundja Adu nuk kërkonte miliona euro (bëhej fjalë për rreth 100.000 euro në sezon), por në klubin vlonjat nuk u bindën, duke parë trajektoren anormale të një fenomeni që në vitet 2012-2014 nuk kishte luajtur thuajse asnjë ndeshje në Brazil, te Bahia.

Pas dështimit të bisedimeve me Flamurtarin, Adu përfundoi te Jagodina në Serbi, por aty luajti vetëm një ndeshje kupe në shtator 2014 dhe më pas asgjë. Në fund të vitit prishi kontratën, shkoi të luante pak ndeshje në Finlandë te KuPS dhe në verën e vitit 2015 përfundoi në kategorinë e dytë të futbollit amerikan, te Tampa Bej. Dështim total edhe aty, vetëm 136 minuta në gjithë vitin 2016, ndërsa ditët e fundit e mori në provë Portland Timbers në MLS: provë e dështuar, pasi sipas Portlandit, skuadra është e kompletuar dhe për Adun nuk ka vend. Dy vite larg sportit dhe më  pas Adu rikthehet sërish. Luan për sia muaj me Las Vegas Lights, skuadër e një lige gjysmë-profesioniste. Megjithatë, duket se pushimet kanë filluar sërish për 30-vjeçarin, i cili është pa ekip prej më shumë se tetë muajsh.

Mirë që ishte trashëgimtari i Pelesë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.