Adriano Galliani me laps dhe letër: Ibrahimoviç të vi tek ne në Serinë C, për 2 vite shkojmë në Seria A

Shumë ekipe të Serisë A janë duke kërkuar transferimin e Zlatan Ibrahimoviç. Megjithatë, paksa më në avantazh është Milani që pritet të afrojë sulmuesin suedez. Megjithatë konkurrenca është e madhe dhe këtu futet edhe drejtuesi i Monzës, Adriano Galliani.

Me një llogari shumë të thjeshtë, Galliani është shprehur se ia ka bërë ofertën Ibrahimoviç për të ardhur në Serinë C. Kontrata është për dy vite e gjysmë, por objektivat janë të qartë: “Për gjysmë viti do të luajë në Serinë C. Më pas do të kalojmë në Serinë B dhe menjëherë do të jetë me ne në Serinë A”, ka thënë Galliani, por duket si ta ketë harruar moshën e sulmuesit suedez. /Sport Ekspres/