Adonis Ajeti: Gjuhën shqipe ma kanë mësuar prindërit

0

Janë tre vëllezër dhe të tre janë futbollistë të suksesshëm. Bëhet fjalë për vëllezërit Ajeti, të cilët me plot sukses janë duke bërë karrierë në Zvicër.

Por ajo çfarë është për t’u krenuar, është edhe gjuha shqipe që e flasin rrjedhshëm edhe pse janë rritur në shtetin helvetik.

Dhe për këtë temë kemi biseduar edhe me vëllanë e vogël të familjes Ajeti, Adonisin, i cili është krenar për gjuhën që flet dhe për prejardhjen.

“Gjuhën shqipe na i kanë mësuare prindërit. Babi e nëna gjithnjë na kanë folur shqip dhe jemi rritur me gjuhën shqipe në shtëpi. Edhe pse jetojmë në Zvicër, në shtëpi gjithnjë flasim shqip”, tha Adonisi për portalin “dymedy.com”.

Gjithashtu, Adonisi ka bërë edhe një tjetër hap të madh në karrierë, pasi para dy dite ka nënshkruar me kompaninë menaxhuese “Sport Total”, e cila menaxhon edhe yjet gjermane Rojs, Gëce e Kros.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.