Adnan Januzaj shpërthen në “Kupën e Mbretit”, hat-trick dhe gol si… Leo Messi

Golin e fundit e kishte shënuar e fundit me Real Sociedat e kishte shënuar që prej 15 marsit të këtij viti. E gjithë periudha tjetër kishte kaluar si i dëmtuar, në stol dhe pak minuta në fushn e lojës. Megjithatë Adnan Januazaj trgon se nuk i ka humbur reflekset e golit. Madje jo një por tre të tillë brenda një ndeshje.

Sociedat luajti në transfertë ndaj Becerril për takimet e 1/64 të Kupës së Mbretiti. Në fitoren e thellë 0-8, Januzaj ishte “heroi” i takimit me më shumë gola personal. Fillimisht sulmuesi nga Kosova ahënoi në minutën e 44’ e për të  dërguar sërish topin në rrjet me fillimin e pjesës së dytë. Goli i tretë erdhi në minutën e 63 për Januzajn. Pikërisht dhe ky ishte një nga ata gola që lehtësisht të kujtojnë ekzekutimet e argjentinasit Leo Messi nga jashtë zone.

Fati nuk ka dashur që Januzaj të ketë hapsira qoftë në ekipet ku ka luajtur qoftë me kombëtaren e Belgjikës. Hijëshija e djaloshit të artë që doli nga Man.United u shua porsa u largua nga djajt e kuq. Sot Januzaj lufton të rigjejë formën e humbur fizike, të humbur tashmë prej vitesh./Sport Ekspres/