Ademi: Mund të kishte më keq, ja pse besoj

0

Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka komentuar shortin për përfaqësuesen Dardane. Ai shpreson shumë që të shfrytëzohet entuziazmi që ka ekipi, por edhe cilësitë e lojtarëve.

Shorti mund të ishte edhe më i vështirë. Normalisht edhe ekipet e tjera, Bullgaria dhe Çekia e Mali i Zi kanë luajtur në kompeticione të rëndësishme”, tha fillimisht Ademi, cili nuk e përfundon me kaq fjalën e tij.

Më tej ai shtoi: “Jemi ekipi më i ri dhe shpresoj të jemi më entuziasti. Besoj në ekipin tonë, te kualiteti dhe cilësitë e lojtarëve. Shpresoj të kualifikohemi të dyja ekipet”, u shpreh Ademi për “Supersport”.

Për shortin e përfaqësueses së Kosovës ka folur dhe Edon Zhegrova, lojtari i Genkut në kampionatin belg të futbollit.

Anglia është e fortë. ne do mundohemi të japim maksimumin, të japim gjithçka nga vetja për të shkuar në evropian. Çdo ndeshje të shërben, është eksperiencë e re për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht kë kemi kundërshtar”.

Grupi i Shqipërisë? Nuk di çfarë të them. Normalisht grup i vështirë, uroj të ketë sa më shumë sukses Shqipëria dhe të kualifikohet. Për mua është njëjtë, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria”, përfundon 19-vjeçari i talentuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.