Adebajor e Berbatov, mbretërit e përtacëve

0

Ish-qendërmbrojtësi norvegjez i Fulamit në Angli, Brede Hangeland, ka folur ditët e fundit për mediat në Norvegji dhe mjaft interesante ka qenë përgjigja e tij në lidhje me  pyetjen se cilët janë 11 futbollistët më përtacë që ka luajtur në karrierë.

Hangeland e ka nisur nga Emanuel Adebajor, i cili ndalte punën në palestër për të pirë kafe, edhe pse paguhej nga 3 klube njëkohësisht: “Një herë isha pranë tij në një ndeshje stërvitore dhe më tha: ‘Ah, kam uri. Me zor po pres sa të mbyllet kjo ndeshje. A di ndonjë restorant të mirë në Londër?’.

“Te Kristal Palas, kur bënim ushtrime force, ai ulej në palestër me një filxhan kafeje dhe një simite. Në atë kohë paguhej nga Mançester Siti, Totenhemi dhe Kristal Palas njëkohësisht”.

Nuk mbetej pas togolezit as Dimitar Berbatov, një adhurues i masazheve: “Berbatov nuk vraponte kurrë. Nuk kam parë kurrë në jetën time person që bën aq shumë masazhe. Për më tepër, personi që i bënte masazhet Berbatovit nuk mori kurrë ndonjë dhuratë prej bullgarit në fund të sezonit, sipas traditës”.

Formacioni i përtacëve: Uejn Henesej, Kris Beird, Zdenek Grigera, Erik Hagen, Uilfrid Zaha, Xhimi Bullard, Musa Dembele, Brajan Ruiz, Bobi Zamora, Dimitar Berbatov, Emanuel Adebajor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.