Acari në Pukë, tre futbollistë të Erzenit përfundojnë në spital

0

Udhëtimi deri në Pukë nuk duhej të shkonte dëm, edhe për shkak të kostos financiare, por Tërbuni-Erzeni u ndal që në mesin e pjesës së parë. I ftohtë i madh, shi i akullt dhe erë brisk, me futbollistët që nuk mund të vazhdonin më, ashtu si gjyqtarët.

Situata u bë shqetësuese sidomos për disa lojtarë të Erzenit, sepse autori i njërit prej golave, Orjan Xhemalaj, si dhe Konduri e afrikani Xhixhiua, përfunduan në spital, për shkak të etheve dhe të ftohtit të jashtëzakonshëm.

Nuk ka ndonjë vendim se kur do të luhet pjesa tjetër e ndeshjes (u ndal me rezultatin 1-2 për Erzenin), por është e qartë që pa u përmirësuar koha nuk mund të luhet, duke parë edhe terrenin e rënduar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image