Abuzimi me rrjetet sociale, talenti brazilian armiqëson Çelsin me Kinën

Kenedi është një mesfushor 21-vjeçar  i Çelsit, por që është një objekt misterioz, sepse para dy vitesh Çelsi e bleu për 8.6 milionë euro nga Fluminense dhe që atëherë ka luajtur 5 ndeshje titullar në Premier Ligë, duke përfshirë edhe pak muaj në huazim tek Uotfordi, ku sërish nuk luajti.

Tani Kenedi bëhet i famshëm në Kinë, sepse gjatë turneut aziatik të Çelsit ka postuar dy video në Instagram, ku fillimisht bën gallatë dhe shkruan “fucking China”, duke ofenduar vendin aziatik, ndërsa më pas shkruante në një video ku shfaqej një roje sigurie në gjumë “zgjohu, kinez idiot”.

Kenedy

Kjo bëri që në miqësoren Arsenal-Çelsi të luajtur dje tifozët kinezë në Pekin të merreshin më shumë me Kenedin, sesa me ndeshjen.

Më vonë, Çelsi kërkoi falje publike, duke premtuar se do të marrë masa të ashpra ndaj brazilianit mistrec, që më shumë flet në rrjetet sociale sesa në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *