Absurditeti italian: Entela ende pa kampionat, por me Kasanon!

Situatë e pabesueshme ajo e Virtus Entelës, klubi i vetëm në botë që nuk merr pjesë në asnjë kampionat dhe nuk e di ende ku do luajë.

Në Serinë C italiane nuk është regjistruar, për shkak se një vendim i Kolegjit të Garancisë e kthen në B, për shkak se u përjashtuan disa klube për probleme financiare.

Në B nuk e pranojnë, sepse kampionati ka nisur dhe është vendosur të luhet në 19 ekipe.

Tashmë çështja ka përfunduar në TAR të Lacios, Gjykata Administrative Krahinore, por vendimi është shtyrë për më 23 tetor.

Ndërkaq, Entela vijon stërvitjen dhe mbetet në ajër, por klubi ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një tjetër çështje, sepse ditët e fundit ka prezantuar Antonio Kasanon.

Cili është misioni më i vështirë, kthimi në B, apo kthimi i Kasanos në parametrat normale të një futbollisti profesionist?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *