“Absurde!”, futbollisti i Luftëtarit reagon pas pezullimit nga ekipi

Lojtar i Luftëtarit Albano Aleksi u dënua së bashku me brazilianin Xhekson dhe trajnerin Ahmataj me dy javë pezullim nga ekipi (Lexo Këtu). Mesfushori fierak nuk ka ndenjur duarkryq, duke reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Futbollisti 26-vjeçar e konsideron absurde këtë vendim të drejtuesve dhe u sqaron tifozëve se gjithmonë ka dhënë maksimumin për skuadrën gjirokastrite. Kontrata e Aleksit me Luftëtarin mbaron në fund të këtij sezoni dhe me shumë palët do të ndahen me njeri-tjetrin pas katër vitesh.

Dua të falënderoj në radhë të parë tifozerinë e Luftëtarit,të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë katër viteve fantastike duke përfaqësuar fanellën e Luftëtarit, fanellë e cila më dha mundësinë të jem ky futbollist që jam sot. Jam ndier shumë i indinjuar pas informimit që mora për pezullimin nga ekipi ditën e sotme, por me shumë i indinjuar janë ndjerë nga arsyeja absurde e këtij pezullimi. Dua t’i informoj të gjithë se kam dhënë maksimumin tim çdo sekondë të luajtur me ekipin e Luftëtarit dhe askush nuk mund të ma hedhë poshtë djersën që kam derdhur për këtë ekip dhe të uli figurën time si futbollist i këtij ekipi. GJITHMON FORCA LUFTËTARI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *