Abrashi: Nuk i krahasoj trajnerët, kësaj kombëtareje i duhet diçka!

Në konferencën e zakonshme përpara mediave në kuadër të ndeshjeve ndaj Islandës e Moldavisë kanë qenë të pranishëm për të folur Odise Roshi dhe Amir Abrashi. Pikërish ky i fundit ka diskutuar mbi formën e tij aktuale, trajnerin Reja si dhe për ish-trajnerin Panuçi.

“Kam luajtur me Frajburgun dhe kam bërë ndeshje të mira. Kam qenë pak i lodhur në fund të sezonit, por tani jam më i freskët fizikisht, pasi kemi pasur kohë edhe për tu çlodhur.”

“Kemi bërë ndeshje të mira, por ka munguar rezultati. Kemi pasur dhe lojtarë të dëmtuar. Tani jemi me trajnerin Reja dhe do të kërkojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Islandës.”

“Nuk kam dëshirë të krahasoj trajnerët, rezultatet do ta tregojnë diçka të tillë.”

“E rëndësishmë është që ekipi të jetë bashkë dhe lojtarët të jenë sa më të bashkuar. Nuk duhet të bëhemi nervozë dhe duhet të japim 100%. Duhet të jemi me zemër bashkë dhe të vrapojmë sa më shumë.”

“Jam gati, nëse nuk do të isha gati nuk do të vija këtu. Jam plotësisht gati për trajnerin Reja dhe jap maksimumin. Gjithçka që kam unë e jap për ekipin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *