Abrashi merr komplimentet e trajnerit: Çfarë shembulli për të rinjtë

Fundjava e kaluar ishte mjaft e veçantë për Amir Abrashin. Mesfushori i kombëtares kuqezi u rikthye të luajë një ndeshje në Bundeslige, thuajse një vit pas një dëmtimi në ligamentet gjurit.

Futbollisti shtatshkurtër luajti për 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët në fushë, teksa Frajburgu mori një pikë shumë të vlefshme ndaj një kundërshtari me emër si Shalke.

Rikthimi i Abrashit ka gëzuar këdo në klub, siç e vërteton dhe një intervistë e shkurtër me e trajnerit Kristian Shtraih, i cili thotë fjalët më të mira për mesfushorin shqiptar.

“Kur ai është në stërvitje, diçka ndryshon në skuadër.  Ai është njeri që nuk ka justifikime dhe jep përherë gjithçka. Lojtarët e rinj e shohin si një shembull, madje dhe ata që janë shumë të mëdhenj nga fizikut”, tha Shtraih.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *